All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Balluku, Vëngu e Spiropali u shkarkuan, kush janë 4 ministrat e rinj

All - Paragraf - 1

Balluku, Vëngu e Spiropali u shkarkuan, kush janë 4 ministrat e rinj

Ndryshimet e thella në kabinetin qeveritar kanë sjellë një riformatim të rëndësishëm në nivelet më të larta të ekzekutivit.

All - Paragraf - 3

Kryeministri Edi Rama ka vendosur të shkarkojë tre ministra kyç  Belinda Balluku, Pirro Vëngu dhe Elisa Spiropali duke i hapur rrugë katër emrave të rinj në qeveri.

Enea Karakaçin, zë vendin e Belinda Ballukut në ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë pasi kjo e fundit u shkarkua nga ky post dhe nga ai i zëvendës kryeministres për shkak të problemeve me drejtësinë.

Karakaçi aktualisht mban postin e administratorit të OSHEE-së nga qershori i vitit 2023. Më përpara ka mbajtur pozicionin e Drejtorit të Përgjithshmëm për Politikat dhe Zhvillimin e Energjisë dhe Industrisë në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Ferit Hoxha, ish ambasador i Shqipërisë në OKB, merr drejtimin e ministrisë së Jashtme, pas largimit të Elisa Spiropalit.  Ferit Hoxha është një diplomat karriere me mbi tre dekada eksperiencë në shërbimin e jashtëm shqiptar. Ai iu bashkua diplomacisë në vitin 1991, duke mbuluar fillimisht marrëdhëniet e Shqipërisë me Bashkimin Evropian dhe më pas duke shërbyer në Misionin e Shqipërisë në OKB në Nju Jork.

Gjatë karrierës së tij ka mbajtur poste të rëndësishme drejtuese në Ministrinë e Jashtme, përfshirë atë të Sekretarit të Përgjithshëm, si dhe ka shërbyer si ambasador në Bashkimin Evropian, Belgjikë, Francë dhe si jo-rezident në disa vende të tjera. Ai ka qenë dy herë Ambasador dhe Përfaqësues i Përhershëm i Shqipërisë në OKB në Nju Jork, si edhe ambasador në UNESCO në Paris.

Ermal Nufi që merr drejtimin e ministrisë së Mbrojtjes, duke zëvendësuar Pirro Vëngun, është jurist me formim në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës dhe aktualisht mban detyrën e Zëvendës Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë. Pas diplomimit ka punuar si konsulent ligjor në sektorin privat dhe në organizata jofitimprurëse, si edhe si pedagog i jashtëm në të drejtën civile dhe tregtare. Që prej vitit 2013 është avokat i licencuar dhe ka qenë anëtar i Këshillit Drejtues të Dhomës së Avokatëve të Tiranës.

Nga viti 2021 ka shërbyer si këshilltar ligjor i ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, ndërsa ka mbajtur edhe funksione drejtuese në disa institucione publike, përfshirë Autoritetin Rrugor Shqiptar dhe Agjencinë Shtetërore të Kadastrës.

Ndërsa Erjona Ismajli, që zëvendëson Toni Gogun si ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin, është deputete e kësaj legjislature. Ajo është juriste me diplomë në Drejtësi, me master në të Drejtën Administrative dhe në Marrëdhënie Publike Politike, si edhe aktiviste e angazhuar në shoqërinë civile.

Të fundit