Flash News

E-TJERA

Bamir Topi i pabindur me Ramën si kryetar partie dhe që nuk mban premtime si kryeministër: E ka lënë Shqipërinë pa institucione

Bamir Topi i pabindur me Ramën si kryetar partie dhe që nuk mban

Ish-presidenti Bamir Topi tha për Nisida Tufën në emisionin "Kjo javë" në Neës24 se kryeministri Edi Rama ka dhënë provat se bën premtime dhe nuk i mban.

Topi u shpreh duke thënë se " Dikush ka të gjitha potencialet dhe sigurisht që do ketë oreksin më të madh"

“Nuk ka vendim tani. Nuk ka, sepse gjërat janë të ngatërruara ende. Këta e ndajnë “parti e madhe”, “parti e vogël”. I bie që njëri ka të gjitha potencialet. Ka potencialet ekonomike, ka potencialet për të administratuar zgjedhjet. Dikush ka të gjitha potencialet dhe sigurisht që do ketë oreksin më të madh. Ramës i mungon kredibiliteti i marrëdhënies, duke e njohur nga afër. Edi Rama premton rrugës dhe më tej nuk ka merak nëse i zgjidh. Po ashtu, Rama nuk më ka bindur si kryetar qeverie, sepse jepet me sipërfaqen, e nuk ka gjëra thelbësore. E ka lënë Shqipërinë pa institucione, pa Gjykatë Kushtetutese.”

 

Të fundit