Flash News

E-TJERA

Bamir Topi kritikon kryeministrin Rama: Kam 60 vjet tifoz, nuk më solli ftesë për inaugurimin e “Air Albania”

Bamir Topi kritikon kryeministrin Rama: Kam 60 vjet tifoz, nuk më solli
Foto ilustruese

Ish-Presidenti Bamir Topi kritikoi kryeministrin Edi Rama, sepse nuk i dha ftesë për të marrë pjesë në inagurimin e stadiumit “Air Albania” në nëntor të vitit 2019.

Topi tha në “Paso” se ka dhënë një kontribut të rëndësishm në futbollin shqiptar, ndërsa shtoi se e meritonte ftesën në ceremoninë e përurimit të stadiumit. Ndikimi negativ i politikës në sport është një shqetësim, shton ish-Kreu i Shtetit.

Ai tha se prej moshës 3-vjeçare përqafoi ngjyrat bardhë e blu dhe se prej 60 vitesh është tifoz i skuadrës së Tiranës.

“Unë kam sjellë në tribunën e stadiumit njerëz që nuk kishin shkelur ndonjëherë në stadium. Në momentin që inagurohet ‘Air Albania Stadium’, ish-Presidenti i Republikës që shkonte në çdo ndeshje, ka qënë edhe Presidenti i Tiranës që njihet edhe si njeri i sportit, e ka tërhequr  z.Rama në tribunën e stadiumit, kur ishte Kryetar Bashkie dhe kishte fobi nga tifozët e Tiranës dhe i kam dhënë leksione se si mund të harmonizoheshin gjërat, nuk i çon ftesë ish-Presidentit të Republikës. Problemi është që gabime të tilla veshin njerëz që nuk kanë ndonjë lidhje organike me sportin”, deklaroi  Topi.

Të fundit