Flash News

E-TJERA

Bamir Topi kundër Begajt: Nuk do ta kisha firmosur dekretin e zgjedhjeve

Bamir Topi kundër Begajt: Nuk do ta kisha firmosur dekretin e zgjedhjeve

Ish-presidenti Bamir Topi ka kundërshtuar dekretin e Bajram Begajt, për zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki të vendit.

I ftuar në A2CNN, Topi tha se nuk do ta firmoste dekretin nëse do të ishte në detyrën e kreut të shtetit. Sipas tij, Begaj duhej të respektonte Gjykatën Kushtetuese.

“Jo Absolutisht jo. Nuk do e kisha hedhur firmën. E kam ndjekur situatën nga dje deri më sot dhe të gjithë politikanët, analistët, gazetarët, juristët dhe konstitucionalistët konvergojnë në një pikë; që nuk i dihet asnjëherë se çfarë vendimi do të marrë Gjykata Kushtetuese, por kur njofton pezullimin e vazhdimësisë së procedurave, çdo institucion tjetër duke filluar nga presidenti kryeministri e të gjithë institucionet e tjera duhet të respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Kreu i shtetit kur merr detyrën duhet të jetë i pari që duhet të respektojë nen për nen, në frymë e gërmë kushtetutën e vendit. Kjo vlen për të gjithë se është pikë referimi i përfaqësimit të shtetit. Nëse Rama përfaqëson pushtetin, shteti përfaqësohet nga kreu i shtetit. Kur pushteti bëhet njësh me shtetin, atëherë më thoni ju kush është garanti. Është një rregull i pranuar e votuar nga të gjithë; për të gjitha konfliktet e marrëveshjet institucionale i takon gjykatës kushtetuese”, tha Topi.

Të fundit