Flash News

E-TJERA

Banda shqiptare grabiti 38 vila në Mykonos, mediat greke nxjerrin pamjet: Hynin si minjtë nga dritaret e tualetit

Banda shqiptare grabiti 38 vila në Mykonos, mediat greke nxjerrin pamjet:

Mediat greke kanë zbardhur detaje dhe kanë publikuar pamje se si funksionte një bandë shqiptare në Mykonos. Banda ka arritur të vjedhë 38 vila në ishullin grek.

Sendet e grabitura, sipas mediave greke, kapin vlerën e 320 mijë eurove. Policia i ka quajtur grabitësit shqiptarë "fantazma", ndërsa thotë se ata hynin "si minjtë nga dritaret e tualetit".

Sipas policisë helene sendet e grabitura ishin çanta, bizhu me vlerë të markave më të njohura si Prada, Chanel, Luis Vuitton dhe Rolex si dhe para cash. Mediat kanë publikuar pamje, që janë marrë nga kamerat e sigurisë për të treguar se si vepronte grupi.

Përgjimet e telefonatave bënë që hetimi të zgjerohej dhe shumë persona të binin në rrjetën e policisë. Kreu i bandës hiqej para fqinjëve si një familjar i mirë e i rregullt.

Banda shqiptare grabiti 38 vila në Mykonos, mediat greke nxjerrin pamjet:

Banda shqiptare grabiti 38 vila në Mykonos, mediat greke nxjerrin pamjet:

Të fundit