Flash News

E-TJERA

Banderola për Blinken, Bushati: Servilizëm i pushteteve ndaj ‘padronëve’

Banderola për Blinken, Bushati: Servilizëm i pushteteve ndaj

Analisti Andi Bushati thotë se me informacionet e deritanishme vizita e Antony Blinken në Shqipëri nuk pritet të jetë në kuadrin e atyre vizitave që kanë lënë gjurmë.

Akoma nuk dimë ndonjë gjë konkrete, përveç anës ceremoniale, anës që Shqipëria ka qenë në një linjë me Amerikën sa i përket pritjes së refugjatëve afganë, Ukrainës, etj.etj.

Në këtë kuptim bëhet një vizitë rutinë, qoftë edhe falënderuese për rolin e Shqipërisë. Ka vizita të shtetarëve amerikanë që janë historike, si ajo e Baker dhe George W. Bush. Ka edhe vizita që s’lënë ndonjë gjurmë të madhe. Deri tani kjo është te këto të dytat”, tha Bushati duke folur në MCN.

Banderola për Blinken, Bushati: Servilizëm i pushteteve ndaj

Bushati u ndal edhe te banderola te Universiteti i Tiranës, e cila sipas tij është vendosur për servilizëm.

“Është një traditë e vjetër kjo. Unë që jam marrë me dokumentare historikë për disa vite kam parë edhe më keq se kaq, kam parë pritjen që i bëhej Çu En Lai-t apo Hrushovi-t, pra një lloj servilizmi të pushteteve ndaj padronëve të tyre.

Aq më tepër që fasada e Universitetit është bërë si kënd emulacioni privat i Ramës, para ca kohësh u vu Murinjo që thoshte e kam mik kryeministrin e Shqipërisë, ose si në asnjë vend të Europës janë celebruar dëshmorët e grushtit të shtetit në Turqi.

Në rastin konkret janë qeveritarët që festojnë dhe populli qëndron indiferent, madje bezdiset nga trafiku dhe bllokimi i rrugëve. Opozita në përgjithësi nuk takohet me shtetarët e lartë që vizitojnë Tiranën, me përjashtim të ndonjë rastit ë rrallë.

Aq më tepër që ky është rast specifik, pasi kjo opozitë është kërcënuar që do hani bar po mbajtët Berishën, dhe ata e mbajtën, dhe në këtë rast do ishte i pakonceptueshëm një takim me opozitën”, tha Bushati.

 

Të fundit