Flash News

E-TJERA

Banesa ku pati shpërthim tritoli është e zyrtarit të PD në Shijak, Vora: Ka qenë e papritur

Banesa ku pati shpërthim tritoli është e zyrtarit të PD
Ilgnor Vora

Banesa, ku pati një shpërthim tritoli mbrëmjen e kaluar në Shijak është e Ilgnor Vorës, koordinatorit të PD në këtë degë.

Ai ka dëshmuar para autoriteteve se nuk dyshon tek një person i caktuar, duke mohuar të ketë ndonjë konflikt. Sipas tij, ngjarja ishte e papritur.

"Nuk kam asnjë dyshim. Nuk kam patur përplasje me asnjë, në këtë shtëpi banojnë 12 persona. Ka qenë e papritur, kam dhe bashkëshorten shtatzënë dhe një djalë 2 vjeç”, ka thënë Vora.

Ditën e djeshme rreth orës 22:00, në  portën e banesës që ndodhet në lagjen "Kodra",  shpërtheu  një sasi e vogël lënde  plasëse. Si pasojë ka vetëm dëme  materiale.

Të fundit