Flash News

E-TJERA

Banesa përfshihet nga flakët, humb jetën 55-vjeçari në Vlorë

Banesa përfshihet nga flakët, humb jetën 55-vjeçari

Një 55-vjeçar ka humbur jetën, pasi shtëpia e tij është përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen 'Rilindja', Vlorë.

Viktima ka inicialet GJ.B, bën me dije policia. Kjo e fundit shton se 55-vjeçari jetonte i vetëm dhe vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Ndërkohë grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.

"Më datë 13.01.2022, rreth orës 6:20, në lagjen “Rilindja”, Vlorë është përfshirë nga flakët banesa e shtetasit Gj. B., rreth 55 vjec, i cili jetonte i vetëm dhe vuante nga shëndeti mendor. Si pasojë e flakëve ky shtetas ka humbur jetën", bën me dije policia.

Të fundit