Flash News

E-TJERA

Banesa përfshihet nga flakët/ Humb jetën foshnja 6-muajshe, gjyshja dërgohet në spital

Banesa përfshihet nga flakët/ Humb jetën foshnja 6-muajshe,

Një foshnjë 6-muajshe ka humbur jetën, pasi banesa ku ajo ndodhej bashkë me gjyshen u përfshi nga flakët.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën “Gani Domi”, ndërsa policia thotë se banesa u dogj plotësisht.

Gjyshja me iniciale J. L., u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekeve.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave.

“Sot, në orët e para të mëngjesit, në rrugën “Gani Domi”, ka rënë zjarr dhe është djegur plotësisht banesa e shtetases J. L.

Si pasojë ka ndërruar jetë një foshnje 6 muajshe, ndërsa shtetasja J. L., ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, thotë policia.

Të fundit