Flash News

E-TJERA

Banesa përfshihet nga flakët në Vlorë, i moshuari humb jetën nga asfiksia

Banesa përfshihet nga flakët në Vlorë, i moshuari humb

Një person ka humbur jetën në fshatin Lapardha të Vlorës.

Policia njofton se K. A., 85 vjeç është gjetur i pajetë në banesë nga familjarët dhe dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e asfiksisë nga tymi, i shkaktuar nga një zjarr aksidental i rënë në banesën e tij.

Sot, rreth orës 02:50, në fshatin Lapardha, Selenicë, është gjetur në banesë nga familjarët, i pajetë shtetasi K. A., 85 vjeç. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e asfiksisë nga tymi, i shkaktuar nga një zjarr aksidental i rënë në banesën e tij.
Vijojnë veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.”, njofton Policia.

Të fundit