Flash News

E-TJERA

Banka e Shqipërisë emeton monedhën e re me rastin e 100 vjetorit

Banka e Shqipërisë emeton monedhën e re me rastin e 100 vjetorit

Banka e Shqiërisë ka emetuar një monedhë të re përkujtimore pa kurs ligjor me rastin e 100 vjetorit, “100 vjet Banka e Shqipërisë, 1925-2025”.

Monedha simbolizon rëndësinë e institucionit të Bankës së Shqipërisë dhe përkujton ngjarjet që kanë shënuar zhvillimin e saj ndër vite.

Në të majtë, në shpinë, qëndron portreti i një djali me veshje popullore të Shqipërisë së mesme, i konfiguruar në kartëmonedhën e parë të emetuar në vitin 1926 dhe në të djathtë, portreti i poetit dhe atdhetarit Asdreni i konfiguruar në kartëmonedhën 10000 Lekë, emetimi më i fundit i Bankës së Shqipërisë.

Në faqe, monedha paraqet logon e 100-vjetorit të Bankës së Shqipërisë dhe përreth ravijëzohen data historike për bankingun qendror shqiptar.

Të fundit