Flash News

E-TJERA

Banka e Shqipërisë hedh në qarkullim monedhën e re 100 lekëshe me ndryshime

Banka e Shqipërisë hedh në qarkullim monedhën e re 100


Banka e Shqipërisë njoftoi se duke filluar nga data 15 nëntor do të hidhet në qarkullim një monedhë e re metalike me vlerë nominale 100 lekë, me kurs ligjor, emetim i vitit 2023.

Në njoftimin për publikun, Banka bën të ditur se këto monedha të reja do të kenë të njëjtën përbërje, pamje, përmasa dhe peshë me emetimin e mëparshëm të kësaj prerjeje. Ndryshimi qëndron tek viti i ri i emetimit, “2023”, i shtypur në trupin e monedhës, si dhe në drejtshkrimin e fjalëve “Lekë”, “Mbretëresha” dhe “Shqipërisë”.


Duke nisur nga 15 nëntori, kjo monedhë do të përdoret paralelisht me monedhat e tjera ekzistuese të kësaj prerjeje. Hedhja në qarkullim e monedhës kombëtare mbetet detyrë ekskluzive e Bankës së Shqipërisë.

Të fundit