Flash News

E-TJERA

Banorët e “5 Majit”, Laprakës dhe Paskuqanit nesër në protestë para kryeministrisë

Banorët e “5 Majit”, Laprakës dhe Paskuqanit nesër

Banorët e zonës së “5 Majit”, Laprakës dhe Paskuqanit kanë paralajmëruar se do të protestojnë nesër para kryeministrisë.

Protesta do të zhvillohet në orën 12.00. Banorët e këtyre zonave preken nga projekti i rindërtimit dhe ndërtimit të “Unazës së Madhe”.

Ata kërkojnë që shteti t’iu sigurojë shtëpi, ndërsa bëjën thirrje edhe për transparencë. Banorët kanë protestuar disa herë.

Së fundmi, ata protestuan para parlamentit, ambasadës amerikane dhe asaj të BE-së në Tiranë. Nga ana tjetër qeveria dhe Bashkia Tiranë thonë se banorëve që u janë shembur shtëpitë, kanë marrë atë që u takon.

Banorët e “5 Majit”, Laprakës dhe Paskuqanit nesër

Të fundit