Flash News

E-TJERA

Banorët e Baks-Rrjollit vijojnë protestën kundër resortit , përplasjen me policinë

Banorët e Baks-Rrjollit vijojnë protestën kundër resortit ,

Rezistenca e banorëve të Baks-Rrjollit ndaj ndërtimit të një resorti turistik në zonën e tyre ka vijuar edhe sot. Mes banorëve dhe forcave të policisë janë regjistruar përplasje, ndërsa një nga banorët u shoqërua me forcë nga punonjësit e rendit.

Banorët deklarojnë se nuk do të ndalen deri në marrjen e drejtësisë dhe theksojnë se toka e tyre nuk do të jepet pa një proces të qartë dhe të ligjshëm.

Ata akuzojnë institucionet për fyerje dhe injorim të kërkesave të komunitetit, duke kërkuar ndërhyrje të menjëhershme për mbrojtjen e të drejtave të tyre.

Që prej rreth dy muajsh, komuniteti lokal ka kundërshtuar punimet në zonë, duke mbajtur qëndrim të vendosur për mbrojtjen e tokës dhe mjedisit. Banorët paralajmërojnë se nuk do të tërhiqen nga vendosmëria e tyre dhe kërkojnë transparencë dhe llogaridhënie për lejet e ndërtimit dhe procedurat e ndjekura për projektin turistik.

 

Të fundit