Flash News

E-TJERA

Banorët e Bërxullës protestë para ambasadës së SHBA: Kim ta shikojë paligjshmërinë me aksin Thumanë-Kashar

Banorët e Bërxullës protestë para ambasadës së

Banorët e Bërxullës dolën në protestë para ambasadës së SHBA-së. Ata kundërshtojnë ndërtimin e aksit Thumanë-Kashar që prek tokat tyre.

Banorët nënvizuan se nuk janë kundër zhvillimit, por kërkojnë që të dëmshpërblehen. Ata nënvizuan gjithashtu se nuk dinë asnjë detaj rreth këtij projekti.

“Kemi gati 90 ditë që protestojmë, kundër projektit. Nuk ka asnjë detaj se çfarë do të bëhet. Nga qeveria nuk ka ardhur asnjë njeri, as nga bashkia. Nuk pyetemi fare”, ka thënë një qytetar.

Ndërsa një tjetër ka nënvizuar se “Pronat tona na i copëtojnë dhe dalin të pavlefshme. Jemi njerëz me familje dhe nuk dimë ku të shkojmë. Katastrofë e madhe”.

Ata kërkuan që ambasada të ndërhyjë, sepse sipas banorëve, po bëhen paligjshmëri.

“Ambasadorja Yuri Kim ta shohi me detaje kete pune, i japim dhe informacion te detajuar per kete paligjshmeri. Ambasada amerikane duhet te nderhyje per paligjshmerine qe eshte bere me kete koncension, te shpronesohen pronat, te legalizohen se kane vene shenim ne hipoteke qe nuk certifikohen as pronat as banesat e kane 15 vjet qe presin ne zyra nuk certifikohen. Rruga nuk ka projekt perfundimar, ku eshte projekti?”-thanë banorët.

Këta të fundit kanë protestuar më herët pranë tokave të tyre dhe te Bashkia Tiranë, por ende shqetësimet e tyre nuk janë adresuar.

Të fundit