E-TJERA

Banorët e Bërxullës sërish në protestë: Vetëgjyqësi nëse deri të martën nuk marrim zgjidhje

Banorët e Bërxullës sërish në protestë:

Banorët e Bërxullës edhe këtë të enjte kanë dalë në protestë për të kërkuar të drejtat e tyre për pronat që preken nga projekti i rrugës Thumanë-Kashar.

Ata kanë paralajmëruar vetëgjyqësi nëse deri të martën nuk marrin zgjidhje teksa thanë se do bllokojnë hipotekën.

Do fillojmë me vetëgjyqësinë. Prona është e shenjtë. Nëse deri të martën nuk kemi zgjidhje do bëjmë vetëgjyqësi. Do detyrojmë punonjësit e Hipotekës të vihen në lëvizje me forcën tonë. Do t’i bllokojmë hipotekën zonjës Bici. Në rast se dje ishte tubim paqësor për t’i sensibilizuar këta pushtetarë, sot i kërkoj urgjentisht të marrë masa dhe të vërë në lëvizje stafin. Nuk na zë gjumi i natës për këtë problematikë, ata flenë gjumë. Boll më1”, deklaruan banorët.

Ndërkaq situata atje është tensionuar shumë. Ata janë vendosur në rrugën që të çon në aeroportin e Rinasit duke tentuar ta bllokojnë.

Banorët e Bërxullës sërish në protestë:

Banorët janë ulur këmbëkryq dhe ndëekaq në zonë kanë mbërritur dhe forca të shumë policie. Përplasjet nisën në momentin që efektivët kërkuan që t'i lëvizin banorët nga rruga që kanë bllokuar.

"Kë shtyn ti. Jam e sëmurë,"- dëgjohet të thotë një grua. 

Banorët e Bërxullës kanë 6 muaj që protestojnë kundër ndërtimit të aksit 'Thumanë-Kashar', segmenti 20.9 kilometrash pjesë e autostradës Milot –Fier. Me ndryshimin e projektit banorët deklarojnë se parashikohet të shemben banesat e tyre. Ato nuk bien dakord me vlerën e shpronësimit për banesën dhe tokën. Të vendosur, thonë se ato do të mbrojnë tokat e tyre deri në vetëflijim, dhe se nuk do të lejojnë firmën 'Gener 2'  të futet në tokat e tyre, pa arritur më parë një marrëveshje me to.

Të fundit