Flash News

E-TJERA

Banorët e Bërxullës takim me drejtorin e Kadastrës: Morëm garanci për legalizimin e pronave

Banorët e Bërxullës takim me drejtorin e Kadastrës:

Banorët e Bërxullës kanë zhvilluar sot një takim me drejtorin e Kadastrës në zyrën rajonale në Vorë.

Ata janë shprehur se morën garanci nga drejtori për legalizimin e pronave. Banorët thanë se problem tani është me Ministrinë e Infrastrukturës për projektin e rrugës. Banorët deklaruan se do t’i vijojnë derisa të zgjidhet problemi.

“Nga takimi që kishim me drejtorin e zyrës rajonale të Kadastrës, ishte i frytshëm. Pronat që kanë bërë aplikim qoftë banesat për legalizim që janë në zyrat e hipotekës do të certifikohem. Dhe ato që nuk kanë bërë akoma aplikim janë në kohë për të aplikuar. Tani problemi jonë është me Ministrinë e Infrastrukturës për projektin e rrugës. Nuk i dalin llogaritë që kanë bërë as për mbikalim, as për nënkalim.

Ne protestën do ta vazhdojmë deri ditën kur do zgjidhjet problemi. Nuk kemi asnjë rrugëzgjidhje po nuk u bë transparencë për nënkalimet, rrugët dytësore. Me atë që kemi diskutuar të gjithë ato dosje që e kanë dokumentacionin e rregullt do mbyllen brenda javës. Ata që kanë mangësi do njoftohen dhe do i plotësojnë. Duhet të fillojmë urgjentisht t‘i bëjmë”, deklaroi ai.

Të fundit