Flash News

E-TJERA

Banorët e Durrësit të zhgënjyer nga takimi me Ramën: Na tha se do prishet çdo gjë

Banorët e Durrësit të zhgënjyer nga takimi me Ramën: Na

Banorët e Durrësit, të prekur nga projekti TID kanë dalë të zhgënjyer nga takimi që zgjati dy orë me Kryeministrin Edi Rama.

Një nga përfaqësuesit e tyre deklaroi se që në fillim të mbledhjes u është bërë e qartë se projekti do të zbatohet dhe se nuk ka alternativë tjetër përveç pranimit të tij. 

“Na u tha qartë që projekti do të bëhet. Ne kërkuam rishikim për gabimet që kemi konstatuar, por përgjigjja ishte e prerë: do prishet çdo gjë. Janë këtu vetëm për të na ofruar alternativa çmimesh dhe strehimi”, u shpreh ajo.

Sipas banorëve, gjatë diskutimit pati tension, sidomos kur u ngritën shqetësime për objekte me vlera arkitektonike dhe historike që, sipas tyre, nuk janë përfshirë saktë në dokumentacionin e shpronësimit.

Çfarë deklaroi Rama

Nga ana tjetër, kryeministrit Edi Rama në një deklaratë për mediat,  u shpreh se pavarësisht gjithçkaje projekti nuk do të ndalet dhe se do të verifikohen vetëm disa banesa të cilat dyshohet se kanë vlera kulturore.

“Me 34 qytetarë të Durrësit përfaqësues të familjeve kemi folur rreth 2 orë e gjysmë. Biseda ka qenë kronstruktive, me opinione të ndryshme. 35 të tjerë atje që nuk përfaqësojnë qytetarët apo qytetin por vetëm hallin e një 80 e kusur vjeçari, krijojnë situata që janë qesharake e që tregojnë ku është katandisur ajo farë partie. Sa i përket problemit të vërtetë, ramë dakord se si do të ecim para qoftë me verifikimin e nevojshëm për disa objekte që mund të kenë vlera të trashëgimisë kulturore.

Prishje do të ketë, projekti nuk do të ndalet, por duhet të një verifikim për disa shtëpi që mund të kenë vlerë kulturore. Janë edhe disa prona që nuk kanë marrë hipotekë edhe pse janë atje prej kohës.”, tha Rama për mediat.

 

Përfaqësuesja e shoqatës së banorëve të prekur nga projekti TID: Në fillim të mbledhjes na u tha e qartë që ju nuk keni alternativë vetëm se të pranoni se projekti do të bëhet. Ne u thamë se nuk jemi kundër projektit përderisa kemi konstatuar gabime, a nuk jeni për rishikim të projektit.

Na u tha se nuk ka rishikim, jemi këtu për tju dhënë opsione cmimesh strehimesh dhe objektesh ku mund tju strehojmë. Të treja ju mbajtën deri në fund. Gjatë bisedës të gjithë ishin të acaruar nga fakti se ishim duke folur në mënyrë të prerë, kur filluam ti dëshmojmë objekte që kanë vlerë historike, na thanë se do ti rishikojmë.

Kryesorja që duhet të bëjë kjo bashki dhe kjo administratë, duhet të anulojë të gjithë vendimet e IKMT në mënyrë urgjente, ose njerëzit do të jenë bashkë në cdo objekt që do të preket. Po su anuluan, asnjë fjalë që ata thanë sot ska vlerë.

35 janë në dorë të parë, ato të tjerët janë 100. 

Të fundit