Flash News

E-TJERA

Banorët e Çërravës protestojnë për rrugën: Po rrezikohet jeta e fëmijëve

Banorët e Çërravës protestojnë për rrugën:

Dhjetëra banorë të Njësisë Administrative Çërravë në Bashkinë e Pogradecit, janë ngritur në protestë këtë të shtunë.

Ata shprehet se është kthyer në shqetësim të madh kamionet që kanë dëmtuar rrugën.

 Sipas tyre, bërë amortizimi i rrugës nga kalimi i mjeteve te tonazhit të rëndë në pronësi të një kompanie për përpunimin e gurit dhe granilit e cila transporton ngarkesa të mëdha inertesh disa herë në ditë përmes rrugës kryesore të fshatit.

Ata thonë se po rrezikohet edhe jetën e banorëve kryesisht fëmijëve.

Për protestën ka reaguar dhe administratori i kësaj njësie Olger Ibi i cili pranoi se institucioni i bashkisë është në dijeni të këtij problemi duke bërë të ditur se kanë një plan buxhet për ndërtimin dhe rehabilitimin e kësaj rruge e cila ka 25 vite pa ndërhyrje.

Të fundit