Flash News

E-TJERA

Banorët e fshatrave të Fushë-Krujës në protestë për rrugën e amortizuar: Rrezikohet jeta e fëmijëve

Banorët e fshatrave të Fushë-Krujës në protestë

Banorët e fshatit Luz në Fushë-Krujë, por edhe të disa fshatrave përreth, janë ngritur sot në protestë për të denoncuar gjendjen e rrugës që kalon atje.

Banorët shprehen se janë ankuar për gjendjen e rrugës dhe të gjitha institucionet janë në dijeni, madje ata thonë u është premtuar që në tetor se rruga do rikonstruktohej dhe do kthehej në gjendjen normale, por sipas tyre asgjë nuk ka ndodhur deri më tani.

Ata ankohen se kërkojnë rikonstruksionin total të kësaj rruge dhe largimin e kamionëve të tonazhit të rëndë, pasi u rrezikohet jeta atyre, por edhe 150 fëmijëve të Shkollës "Gjon Luka", pasi shkolla është ngjitur me rrugën dhe trotuaret janë të ngushta.

Sipas banorëve, protestat do të vijojnë nëse institucionet nuk reagojnë. 

Të fundit