Flash News

E-TJERA

Banorët e kalojnë natën jashtë/ Fadromat e IMT-së “zbarkojnë” te “5 Maji”, pritet shembja e banesave të tjera

Banorët e kalojnë natën jashtë/ Fadromat e IMT-së

Fadromat e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit kanë mbërritur mëngjesin e sotëm në zonën e “5 Majit” për të vijuar me shembjen e shtëpive në kuadër të projektit të rindërtimit.

Sot janë parashikuar te prishen 11 shtëpi, ndërsa në total janë 430 banesa për t’u shembur. Banorët kanë protestuar sërish. Ata e kanë kaluar natën jashtë në pritje të forcave të IMT-së.

Në mbështetje të tyre kanë shkuar edhe banorë të Njësisë nr.8 në Tiranë. Ata pretendojnë se i kanë dokumentat dhe se i kanë ndërtuar shtëpitë që prej 30 vitesh, duke kundërshtuar shembjen.

Disa prej banorëve janë munduar të bëjnë rezistencë dhe të mos dalin nga shtëpitë, duke hipur edhe në çati, por janë larguar me forcë nga punonjësit e policisë, të cilat kanë rrethuar zonën, ndërsa pritet të nisë aksioni i IMT-së.

Banorët kanë paralajmëruar se do të hyjnë në grevë urie. Ata kanë protestuar disa herë para Parlamentit së bashku me banorët e Paskuqanit dhe Laprakës, të cilët gjithashtu preken nga shembja e shtëpive.

Së fundmi ata protestuan para ambasadës amerikane dhe asaj të BE-së në Tiranë. Ndërkohë qeveria thotë se banorët e kanë marrë atë që u takon, në mënyrë të barabartë si ata me dokumenta dhe ata që nuk i kanë.

 

Të fundit