Flash News

E-TJERA

Banorët e Kukësit denoncojnë vëllanë e Safet Gjicit: Na ka kërcënuar me armë

Banorët e Kukësit denoncojnë vëllanë e Safet Gjicit: Na

Banorë të fshatit Bushat kanë denoncuar Lavdrim Gjicin, vëllain e kandidatit të Partisë Socialiste për Bashkinë Kukës Safet Gjici, për presion dhe dhunë deri në nxjerrjen e armës së zjarrit nga shoqëruesi i tij.

Bedri dhe Nebi Sinemati kanë treguar rrjedhën e ngjarjes se si janë kërcënuar sapo kanë dalë para shtëpisë së tyre në orët e vona të mbrëmjes.

“Fillimisht dolëm me automjetin tonë nga banesa dhe po shkonim te shtëpia e kushëririt tjetër. Sapo kemi dalë në rrugën e lagjes na është bllokuar rruga nga një automjet. Në vendin e parë të mjetit dallohet qartë se është i ulur Lavdrim Gjici, vëllai i kandidati të PS-ës për Bashkinë Kukës së bashku me një person tjetër”, deklaruan banorët.

Ndërkohë, pas këtij incidenti reagimi i qytetarëve ka qenë i menjëhershëm. Ata janë grumbulluar para Drejtorisë së Policisë së Kukësit në mbështetje të dy të afërmve të kërcënuar me armë para banesës së tyre.

Është dashur ndërhyrja e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” Admir Sinamati për të shtensionuar situatën para Drejtorisë së Policisë Kukës, situatë e cila mund të shkonte në përplasje mes palëve. Policia ka bërë shoqërimin e mjetit, por edhe të personave të përfshirë në këtë incident zgjedhorë.

Të fundit