Flash News

E-TJERA

Banorët e Luzit në Fushë-Krujë protestojnë për gjendjen e rrugës: Fëmijët rrezikohen nga kamionët

Banorët e Luzit në Fushë-Krujë protestojnë për

Banorët e fshatit Luz në Fushë-Krujë kanë dalë për të tretën herë në protestë për gjendjen e mjerueshme të rrugës që lidh fshatin, një arterie e rëndësishme për ekonominë lokale dhe kombëtare.

Mëngjesin e sotëm, banorëve iu janë bashkuar edhe fëmijët e shkollës “Gjon Luka”, të cilët shprehen se përballen çdo ditë me papastërti gjatë rrugës dhe kanë frikë nga kamionët që shpesh hipin mbi trotuare për të shmangur gropat.

Pasditen e djeshme, një kamion çakull u përdor për të mbushur disa gropa gjigande, por ende nuk ka pasur asnjë reagim nga institucionet përgjegjëse mbi një plan të qartë rikonstruksioni të rrugës. Rruga është edhe një arterie ekonomike, ku çdo ditë kalojnë mbi 1000 kamionë që transportojnë çimento, gëlqere dhe materiale inerte për konsum të brendshëm dhe eksport.

Sot, banorët mbajtën rrugën të bllokuar për mbi një orë dhe paralajmërojnë se protestat do të vazhdojnë dhe do të përshkallëzohen nëse nuk ndërhyhet seriozisht për rikonstruksionin e rrugës.

Të fundit