Flash News

E-TJERA

Banorët e Roskovecit protestojnë kundër termocentralit të ri: Rama ta anulojë, kjo është zonë bujqësore

Banorët e Roskovecit protestojnë kundër termocentralit të

Dhjetëra banorë të bashkisë Roskovec, të fshatrave Suk1, Suk 2, Arapaj, Jagodinë dhe Strum të protestuan sot kundër ndërtimit të termocentralit të ri.

Në shenjë revolte, banorët i kanë flakën një prej shtyllave të betonit, që është vendosur për piketim e TEC-it.

Ata deklaruan se impianti që do të ndërtohet do të shkaktojë ndotje të mjedisit, çka sjell më pas edhe dëme në shëndetin e banorëve të zonës përreth.

"Kjo është zonë blegtorale e bujqësore. Mbi 750 ha sera që prodhojnë për vendin tonë, BE e Ballkanin", tha njëri nga banorët.

Një tjetër i bëri thirrje Ramës të anulojë projektin.

"I bëj thirrje kryeministrit. Ne jemi pro të votojmë vetëm të anulojë këtë. Shumë banorë kanë frikë të dalin se i ka bërë presion zonja kryetare e bashkisë", tha banor tjetër.

Të fundit