Flash News

E-TJERA

Banorët e tre fshatrave ngrihen në protestë, bllokojnë rrugën e Kombit

Banorët e tre fshatrave ngrihen në protestë, bllokojnë
Foto nga protesta

Paraditen e sotme banorët e fshatrave Munuz, Rrajë e Zezë dhe Vele në Mirditë kanë protestuar për dëmtimin e infrastrukturës së këtyre fshatrave nga një firmë e cila për realizon punime për ndërtimin e ujësjellësit.

Ata bllokuan rrugën e Kombit për disa minuta në dalje të Rubikut. Sipas banorëve, rruga është bërë thuajse e pakalueshme, ndërsa shtuan se nuk është marrë asnjë masë për ta kthyer në gjendjen e mëparshme.

Nuk u munguan as momentet e tensionit mes banorëve dhe policisë, të cilët kërkonin lirimin e rrugës se Kombit. Ata paralajamëruan për përshkallëzim të protestave nëse rruga nuk do të shtrohet me asfalt.

Të fundit