Flash News

E-TJERA

Banorët e tri zonave të Tiranës protestë para kryeministrisë: Do të jenë të dhunshme në vijim

Banorët e tri zonave të Tiranës protestë para

Banorët e “5 Majit”, Laprakës dhe Paskuqanit janë duke zhvilluar një protestë para Kryeministrisë për prishjen e banesave të tyre.

Banorët nuk pranojnë marrëveshje me Bashkinë e Tiranës, pasi e cilësojnë atë të padrejtë dhe i bëjën thirrje kryeministrit Rama që ta lexojë akt-marrëveshjen, pasi kështu, sipas tyre, ai do të kuptojë se nuk do ta firmoste as për shtëpinë e tij në Surrel.

Banorët e tri zonave të Tiranës protestë para

"Nuk jemi kundër zhvillimit të asaj zone, por mos na trajto me akt normativ për fatkeqësi natyrore. Ne të na trajtojnë si pronarë. Unë personalisht dal në ms të rrugës nesër për një arsye. VKM nuk është ligj. I bëj thirrje Erion Veliaj sot je ti nesër vjen dikush tjetër. në datë 22 dhe banesa prishet në orën 10. Në date 22 vajza ime ka ditëlindjen dhe mua më prishet shtëpia. Ta garantoj që do të ketë protestat dhunshme, por edhe greva urie,"- tha njëri prej protesustesve për mediat.

Të fundit