Flash News

E-TJERA

Banorët në protestë, fshati Barbullojë pa energji elektrike

Banorët në protestë, fshati Barbullojë pa energji elektrike

Banorët e fshatit Barbullojë në Lezhë kanë protestuar për mungesën e një rrjeti të sigurtë të energjisë elektrike. Sipas tyre amortizimi I rrjetit elektrik u ka djegur elektroshtëpiaket dhe u ka vënë në rrezik jetën në banesa.

Furnizimi me energji elektrike eshte kthyer ne shqetësim serioz për banoret e fshatit Barbullojë, në Lezhë.

Prej mbrëmjes te së dielës, disa familje kanë mbetur në errësire si dhe u janë djegur pajisjet elektroshtepiake për shkak te luhatjes te tensionit, duke ju rrezikuar dhe jetën në banesa.

Të revoltuar nga kjo situate e vazhdueshme, banorët dolën në proteste, duke deklaruar se problemi me energjinë elektrike është i përsëritur dhe tashmë përbën rrezik për jetën dhe sigurinë e tyre.

Të fundit