Flash News

E-TJERA

Banorët nuk ndalin protestën ndaj projektit TID, Rama detyrohet të shkojë në Durrës

Banorët nuk ndalin protestën ndaj projektit TID, Rama detyrohet

Banorët e Durrës kanë dalë sërish në protestë para godinës së Bashkisë, duke kundërshtuar projektin TID, një nismë e qeverisë shqiptare që synon transformimin e zonës arkeologjike të qytetit në një park të madh urban.

Qytetarët shprehen se projekti prek një nga zonat më të rëndësishme me vlera historike dhe arkeologjike në vend, duke kërkuar më shumë transparencë dhe konsultim publik përpara se të ndërmerren hapa konkretë për zbatimin e tij.

Gjatë ditës së sotme, përfaqësues të banorëve po zhvillojnë edhe një takim në ambientet e Bashkisë së Durrës, ku ka mbërritur edhe kryeministri Edi Rama. Takimi pritet të fokusohet në diskutimin e detajeve të projektit TID, si dhe në shqetësimet e ngritura nga komuniteti lokal.

Mbetet për t’u parë nëse dialogu mes palëve do të sjellë ndryshime konkrete në planin e propozuar nga qeveria.

Të fundit