Flash News

E-TJERA

Banorët përplasen me këshilltarët dhe i ndalojnë të hyjnë në godinë e bashkisë në Durrës

Banorët përplasen me këshilltarët dhe i ndalojnë

Banorët e Durrësit janë përplasur ditën e sotme me këshilltarët bashkiakë duke i ndaluar që ata të hyjnë në godinën e bashkisë për të miratuar bonusin e qirave për familjet që do u shemben banesat.

Qytetarët e Durrësit protestojnë përballë bashkisë kundër shembjes së banesave dhe kërkojnë urgjentisht takim me kryetaren e bashkisë, Emirjana Sakon.

Bashkia e Durrësit ka lajmëruar banorët se më 16 shkurt duhet të largohen vullnetarisht nga banesat e tyre për të vijuar me realizimin e Projektit TID.

Të fundit