Flash News

E-TJERA

Banorët sërish në protestë, bllokojnë autostradën Thumanë-Kashar; Përplasje me policinë

Banorët sërish në protestë, bllokojnë autostradën

Banorët e Krujës dhe Fushë-Krujës kanë dalë sërish pasditen e sotme në protestë në lidhje me rrugën e re Thumanë-Kashar. Ata kanë bllokuar qarkullimin ndërsa në vendngjarje ka forca të shumta policie.  Disa protestues i kanë bërë thirrje policisë të bëjnë punën e tyre teksa ata kërkojnë të drejtën e tyre për të protestuar.

Ata gjithashtu janë shprehur se nuk janë kundër zhvillimit por me rrugën e re ata po bllokohen gjë e cila po sjell falimentimin e 1500 bizneseve. Sipas tyre ata nuk kanë akses në autostradë ndërsa kanë theksuar se kanë protestuar edhe 5 herë të tjera në mënyrë paqësore.

 

Të fundit