Flash News

E-TJERA

Barazim pa gola pjesa e parë, VAR-i ‘dënon’ gjermanët, Spanja kërkon kualifikimin

Barazim pa gola pjesa e parë, VAR-i ‘dënon’

Është mbyllur pjesa e parë e supersfidës Gjermani-Spanjë, e cila është cilësuar si një ‘finale’ në Botërorin e Katarit.

Spanjollët kanë dominuar në fushë duke e nisur vrullshëm që në minutat e para të sfidës. ‘Panzerat’ vendosën rregull në fund të 20 minutave të para të ndeshjes duke iu kundërpërgjigjur gjermanëve.

Aksionet e të dyja kombëtareve ishin të njëpasnjëshme. Spanja ishte e para që goditi drejt portës së Neuer, por prekja e portierit gjerman dhe traversa shpëtuan Gjermaninë.

Niklas Sule është kthyer në mburojën e gjermanëve duke larguar çdo top të rrezikshëm nga porta e Neuer.

Në minutën e 40’, me një asist të Kimich, Rudiger gjeti rrugën drejt rrjetës spanjolle duke shënuar ndaj SImones. Por, sistemi VAR-i sinjalizoi pozicion jasht loje për futbollistin e Real Madrid.

Të fundit