Flash News

E-TJERA

Barazimi me Letoninë, gazetari i ashpër me Sylvinho-n: Futuni luani vetë deri sa të vilet rrushi nga vjeshta e 2026-ës

Barazimi me Letoninë, gazetari i ashpër me Sylvinho-n: Futuni luani

Barazimi i kombëtares shqiptare me Letoninë në Riga ka shkaktuar debate në opinionin sportiv. Tifozët dhe jo vetëm, prisnin një fitore të kombëtares, por baraizmi i djeshëm, ka shuar ëndrrën e botërorit.

Gazetari Artan Hoxha ka reaguar ashpër me kritika e rezerva ndaj trajnerit të kuqezinjve, Sylvinho.

Në një postim në Facebook, Hoxha shkruan se koha e Sylvinho-s ka mbaruar, pasi shpërdoroi një rast të artë për të kualifikuar kombëtaren në Botëror.

REAGIMI:

Respekte Silvinjo….

Shumë faleminderit për kualifikimin surprizë, që na dhurove në europianin Gjermani 2024.

Nuk do të harrojmë kurrë për fitoret spektakolare ndaj Polonisë dhe Çekisë në Tiranë.

Por nga aty e mbrapa, na rrëzove nga Liga B në Ligën C të Ligës së Kombeve.

Shpërdorove një rast të artë për të shkuar në botëror, kur kishe në dispozicion një brez të shkëlqyer futbollistësh.

More vendim të gabuar në ndeshjen historike me Serbinë.

Sot këmbëngule në gabimin tënd deri në marrëzi, pa hequr dorë as në sekondën e fundit të ndeshjes.

Ëndrra e shqiptarëve për botërorin Amerika 2026, mori fund.

Edhe një herë faleminderit për gjithçka na dhe.

Por tani, koha jote mbaroi.

Që të mos harroj.

Në ndeshjen e radhës në “Arenën Kombëtare” me Letoninë, mundësisht çojeni çmimin e biletës në tribunën përballë, jo 150 euro sa ishte bileta me Serbinë, por 200 euro dhe pak e keni.

Tani bëjini “shurrën” biletave super të shtrenjta në “Arenën Kombëtare” dhe futuni luani vetë deri sa të vilet rrushi nga vjeshta e 2026-ës.

Të fundit