Flash News

E-TJERA

Barbara Doda zbulon në “Elevate” se është shtatzënë: Jam në pritje të një djali

 

Barbara Doda zbulon në “Elevate” se është

Arkitektja dhe politikania e re Barbara Doda ishte e ftuara e radhës në emisionin “Elevate by Floriana Garo”, ku ndau pa doreza dhe me sinqeritet historinë e saj personale dhe profesionale, nga jeta në Kinë, tek dashuria, martesa dhe kapitulli i ri që po ndërton në Tiranë.

Ajo foli hapur për të shkuarën, të tashmen dhe planet për të ardhmen, duke u ndalur edhe te një lajm i bukur personal: shtatzënia e saj.

Në një moment të bisedës, Floriana Garo i përcolli urimet për pritjen e ëmbël, duke zbuluar se foshnja që pritet të vijë në jetë është djalë.
“Urime Barbara, je shumë e lumtur dhe rrezaton. Të uroj një shtatzëni të mbarë,” – u shpreh Garo.

Barbara e konfirmoi lajmin me emocion:
“Është djalë,” – tha ajo, duke treguar se edhe pse gjithmonë i kishte thënë vetes se gjinia nuk kishte rëndësi, për sa kohë fëmija do të ishte i shëndetshëm, në thellësi kishte dëshiruar një vajzë.

“Deri sa bëra vizitat te doktori, i thosha vetes se s’ka problem të jetë çfarëdo, mjafton të jetë i shëndetshëm. Por kur doktori më tha që është çun, e kuptova që e kisha gënjyer veten, sepse në të vërtetë doja vajzë,” – rrëfeu ajo .

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FLORIANA GARO (@florianagaro)

Ajo shtoi se pritshmëritë e familjarëve dhe të rrethit kanë qenë të qarta që pas dasmës:
“Të gjithë më thonin: ‘me një djalë, me një djalë’. Aq shumë e paskan lutur, sa doli djalë,” – tha Barbara me humor.

Një bisedë e sinqertë dhe emocionale, që sjell jo vetëm rrugëtimin e një gruaje mes karrierës, politikës dhe jetës personale, por edhe bekimin e një jete të re që po vjen.

Intervista e plotë me Barbara Dodëne gjeni, në kanalin Elevate by Floriana Garo në YouTube.



 

Të fundit