Flash News

E-TJERA

Barcelona jashtë Champions-it, eliminohet edhe Atl. Madrid

Barcelona jashtë Champions-it, eliminohet edhe Atl. Madrid

Champions League mbylli dje sfidat e parafundit të fazës në grupe. Bayern Munchen mposhti Barcelonën e Xavit me rezultatin 0-3 në ‘Camp Nou’.

Golat e Mane, Choupo-Moting dhe Benjamin Pavard në minutën 90+5 i dhanë fitoren bavarezëve. Barça nuk arrit dot të sigurojë një fitore duke treguar një performancë të dobët gjatë sfidës.

Edhe Atletico Madrid është eliminuar nga Champions League. Spanjollët barazuan 2-2 përballë Bayer Leverkusen, por kjo nuk i çoi dot në fazat e tjera.

Liverpool ka siguruar kualifikimin duke mposhtur 0-3 Ajax me golat e Salah, Nunez dhe Elliott. Ndërsa Tottenham barazoi 1-1 ndaj Sporting, duke lënë të hapur kualifikimin.

Të fundit