Flash News

E-TJERA

Barcelona në krizë/ As Martinez dhe as Xavi, kush mund të jetë trajneri i ri i ‘blaugranave’

Barcelona në krizë/ As Martinez dhe as Xavi, kush mund të

Ronald Koeman duket se është kthyer në një ‘makth’ të vërtetë për katalanasit e Barcelonës. Pas humbjeve të njëpasnjëshme, Koeman do të duhet të numërojë minutat e fundit që i kanë mbetur në stol.

Sipas Panorama Sport, presidenti i katalanasve Hoan Laporta ka thirrur një mbledhje urgjente në orën tre të mëngjesit me përfaqësuesit e skuadrës në selinë e ‘blaugranave’.

Paraqitjet e Barcelonës në kampionate dhe sidomos humbja ndaj Benfikës, duket se i ka vënë vulën largimit të Koeman nga klubi. Burime jozyrtare thonë se kandidati i preferuar i Laporta është ish-trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo.

Për momentin Xavi Hernandez, duket të jetë lënë në hije nga Laporta. Pirlo ka fituar simpatinë e tij pavarësisht se me klubin bardhezi të Juves nuk kori ndonjë sukses të madh.

Të fundit