Flash News

E-TJERA

Barcelona zhytet në borxhe, ‘Blaugrana’ duhet t'i kthejë Leo Messit 52 milionë euro

Barcelona zhytet në borxhe, ‘Blaugrana’ duhet t'i

Pas largimit të Lionel Messit, duket se klubi katalanas po kalon në një periudhë të vështirë financiare. Menjëherë pasi ylli argjentas firmosi të ardhmen e tij në  Pris Saint-German, Barcelona po përgatitet t’i kthejë Messit borxhe të mëdha.

Sipas mediave spanjolle, Barça i ka borxh Leo Messit 52 milion euro, shumë kjo që grumbullohet nga shkurtimet që iu bënë lojtarëve të skuadrës gjatë periudhës së pandemisë.

Ish -Josep Maria Bartomeu thuhet se u takua me të gjithë lojtarët e ekipit për të rinegociuar kontratat e tyre kur konkurrenca u paralizua gjatë finales. Bartomeu pagoi një pjese të rëndësishme të pagës, e cila në rastin e Messit kushtoi 52 milionë euro.

Mirëpo situata do të ishte ndryshe nëse Messi do të vijonte të mbetej në klubin Blaugrana, pasi ujërat mund të qetësoheshin disi. Tani pas largimit drejt PSG, katalanasit do të duhet t’i shlyejnë borxhin deri në vitin 2022.

Të fundit