Flash News

E-TJERA

Bardheblutë nuk falin, Tirana përmbys Partizanin në derbi

Bardheblutë nuk falin, Tirana përmbys Partizanin në derbi

Tirana ka fituar derbin e kryeqytetit ndaj Partizanit me rezultatin 2-1, në një sfidë të luftuar të zhvilluar në “Arenën Kombëtare”.

Ndeshja nisi me ritëm të lartë dhe raste në të dyja portat, ndërsa ishin të kuqtë që goditën të parët. Në minutën e 22’, Human kaloi Partizanin në avantazh, duke i dhënë epërsinë ekipit të tij pas një aksioni të mirë.

Megjithatë, pjesa e dytë foli për bardheblutë, të cilët rritën presionin dhe kërkuan me këmbëngulje golin e barazimit. Ai erdhi në minutën e 66’, kur Kresic shfrytëzoi një moment të favorshëm për të rikthyer ekuilibrat.

Kur gjithçka dukej se po shkonte drejt një barazimi, ishte Alvarez ai që vendosi fatin e takimit. Në minutën e 84’, ai realizoi një supergol nga goditja e dënimit, duke përmbysur rezultatin dhe duke ndezur festën bardheblu.

Me këtë sukses, Tirana ngjitet në kuotën e 35 pikëve, duke marrë frymë më lirshëm në garën për mbijetesë. Ndërkohë, Partizani mbetet me 45 pikë dhe për momentin gjendet jashtë zonës që të çon në “Final 4”, duke komplikuar objektivat për fundin e sezonit.

Të fundit