Flash News

E-TJERA

Bardhi depozitoi faktet që e implikojnë në dosjen ‘Xibraka’, Olsi Rama e padit në SPAK

Bardhi depozitoi faktet që e implikojnë në dosjen

Pas fakteve dhe të dhënave që Gazment Bardhi publikoi në media dhe kallëzimin që depozitoi në SPAK për nisje hetimesh ndaj Olsi Ramës, ky i fundit e ka paditur në SPAK për “kallëzim të rremë”.

Në kallëzimin e depozituar, Olsi Rama i quan faktet e publikuara nga Bardhi si sulme politike që vijnë për shkak të lidhjes familjare që ka me kryeministrin Rama, si vëllai i tij. Olsi kalon në ofendime duke e quajtur Bardhin “deputet të paturpshëm” dhe “aspak të nderuar”.

“Sot kam depozituar në SPAK kallëzimin për deputetin e paturpshëm Gazmend Bardhi, i cili ka cënuar publikisht nderin dhe dinjitetin tim publik, si individ, prind dhe drejtues i një klubi të mirënjohur futbolli, duke shpikur një lidhje totalisht inekzistente mes meje dhe një grupi trafikantësh të drogës.

Fakti që zotëria aspak i nderuar, ka marrë përsipër të më akuzojë si trafikant droge, thjesht dhe vetëm sepse unë jam vëllai i një kundërshtari politik, të cilin prej vitesh tanimë janë cfilitur më kot ta mundin, duke mos lënë asnjë anëtar të familjes sonë pa sulmuar me gjuhën e pistë të shpifjeve, kërkon përgjigje! Jo thjesht nga unë, po nga drejtësia!

Unë nuk jam politikan dhe s’kam asnjë lidhje tjetër me politikën, përveçse si votues i tim vëllai ashtu si qindramijëra të tjerë dhe arsyeja kryesore e neverisë time të hershme me politikën është pikërisht kthimi i shpifjeve në një normalitet të jetës publike. Uroj shumë që SPAKU, tek i cili bashkë me plot të tjerë kam edhe unë besim, si diçka ndryshe në zullumin kaq vjeçar të drejtësisë, të mos e çojë kallzimin tim në koshin e madh të këtij normaliteti absurd, që po shkatërron fare bazën elementare të besimit tek fjala dhe të vërtetat e këtij vendi. Pra po shkatërron vetë shoqërinë dhe po hedh në erë në mënyrë të pariparueshme themelet e edukatës për rininë”, shkruan Olsi Rama në padi.

Pak ditë më parë, Gazment Bardhi bëri publike fakte dhe të dhëna që sipas tij provonin se Olsi Rama është përfshirë në laboratorin e drogës në Xibrakë. Bardhi depozitoi edhe një kërkesë në SPAK për nisjen e hetimeve ndaj Ramës si i përfshirë në trafikun e drogës.

Bardhi depozitoi faktet që e implikojnë në dosjen Bardhi depozitoi faktet që e implikojnë në dosjen 

Të fundit