Flash News

Ditari i Opozitës

Bardhi ia thotë në sy Ramës: Arben Ndoka ditën qeveriste, natën planifikonte vrasje

Bardhi ia thotë në sy Ramës: Arben Ndoka ditën qeveriste,

Deputeti demokrat Gazment Bardhi deklaroi nga foltorja e Kuvendit se si një kryeministër si Rama, pretendon se i ka duart jashtë aferave korruptive, kur nuk ka bërë asnjë verifikim për ata që kanë vjedhur.

Teksa foli nga Kuvendi, Bardhi ia përplasi në sy faktet Ramës kur i përmendi Arben Ndokën, ish-deputeti i PS i shpallur në kërkim për bashkëpunim me Vis Martinajn për të vrarë kundërshtarin.

Bardhi tha se Ndoka pasi qeveriste ditën, natën bënte plane si të vriste.

“Po si ka mundësi, një Kryeministër që pretendon se është duar jashtë nga këto afera korruptive, nuk bëri kurrë një verifikim për hir të qytetarëve, për hir të transparencës dhe për hir të gjithë atyre që minimalisht shprehnin dyshim? Asgjë, përveçse i la të vidhnin deri në fund dhe kur ranë në rrjetën e drejtësisë, tani po i sheh kur bien si mollët e kalbura.

Po ka hipokrizi më të madhe sesa të thotë Edi Rama se ka vullnet për të bërë reforma që sigurojnë mirëqeverisjen e vendit. Po a nuk është ky i njëjti individ që për “mirëqeverisje” i ofroi qytetarëve të Lezhës qeverisjen nga Arben Ndoka, qytetarëve të Krujës qeverisjen nga Rrahman Rrahja, e kështu me rradhë në çdo qytetet, të cilët pasi qeverisnin me delegim nga Edi Rama gjatë ditës, në darkë bënin planet sesi të vrisnin njëri- tjetrin apo qytetarët që qeverisnin. Dhe ky hesht, nuk thotë dot asnjë fjalë, asnjë ndjesë për qytetarët që në vend të përfaqësuesve të tyre u ofrojë përfaqësues të krimit të organizuar për ti qeverisur, madje “drejtues të grupeve të strukturuara kriminale””, deklaroi Bardhi.

Të fundit