Flash News

E-TJERA

Bardhi: Inceneratori i Elbasanit ka punuar vetëm 22 ditë në tre vite

 

Bardhi: Inceneratori i Elbasanit ka punuar vetëm 22 ditë në tre


Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi tha për "Opinion" se inceneratorit nuk punon. Sipas tij, ky incenerator ka punuar vetëm 22 ditë. Ai shtoi më tej se kjo përllogaritje është bërë në bazë të shifrave të prodhimit të energjisë, që ka deklaruar nga kryeministri Edi Rama. Bardhi deklaroi se këto 10 ditë PD ka monitoruar situatën, nga ku evidenton vetëm 2 herë.

"Inceneratori i Elbasanit nuk punon. Ai ka punuar vetëm 22 ditë. Në këto 10 ditë është ndezur dy herë sa për reklamë. Inceneratori i Elbasnait do duhej të ishte në punë që prej vitit 2017. Matësi tregon që është prodhuar energji nga ai incinerator për 22 ditë punë. Me konsumin e energjisë që ka treguar Kryeministri ka treguar në emisionin tuaj, tregohet që ai impiant ka punuar vetëm 22 ditë”, u shpreh Bardhi.

Të fundit