Flash News

E-TJERA

Bardhi: Javën e ardhshme PD miraton listën e kandidatëve për deputet

Bardhi: Javën e ardhshme PD miraton listën e kandidatëve për

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka deklaruar se javën e ardhshme Partia Demokratike do të miratojë listën e kandidatëve për deputet. Sipas tij lista duhet të jetë një ndërthurje mes midis prurjeve të reja dhe ruajtjes së kontributeve të secilit prej kolegëve në PD.

"Nuk jemi vonë me listat, jemi brenda afateve që përcakton ligji. Listat e kandidatëve do të miratohen jo më shumë se java që vjen. Sigurisht që listat e kandidatëve për deputetë duhet të jenë një ndërthurje midis prurjeve të reja dhe ruajtjes së kontributeve të secilit prej kolegëve në PD. Nga analiza ime të paktën deri tani me listën e drejtuesve politikë që janë miratuar nga kryesia e PD, ka figura me integritet që nuk kanë lidhje me korrupsionin dhe krimin." tha Bardhi në "A Shoë".

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së u përgjigj edhe pyetjes pse akoma akoma kreu Basha nuk ka zbuluar qeverinë hije.

"Së pari është kompetencë e kryeministrit të ardhshëm, Lulzim Basha, që ta zbulojë qeverinë hije. Është e drejtë e tij dhe do të prezantohet pas zgjedhjeve të 25 prillit. Sigurisht brenda PD ka figura që janë në vijën e parë të betejave përsa i përket fushave të ndryshme dhe nuk ka vetëm një alternativë por janë disa alternativa dhe është një vendimmarrje e kryeministrit të ardhshëm z.Basha." tha Bardhi.

 

 

Të fundit