Flash News

E-TJERA

Bardhi: Komisionerët e PS marrin në shkelje të dhënat e qytetarëve, fierakët të mos intimidohen

Bardhi: Komisionerët e PS marrin në shkelje të dhënat e

Kandidati i PD për deputet në qarkun e Fierit, Gazment Bardhi ka sqaruar në rrjetet sociale se kundërshtarja e tij nga PS, Belinda Balluku po tenton të dekurajojë votuesit me akuza të rreme për Partinë Demokratike. 

Ai sqaron se nuk ka asnjë largim të komisionerëve të opozitës nga qendrat e votimit, por ka mbrojtje të procesit zgjedhor nga votimi i patronazhistëve në emër të votuesve të tjerë.

Sipas Bardhit,  komisionerët e Partisë Demokratike kanë njoftuar kandidatët se komisionerët/vëzhguesit e PS brenda QV marrin në mënyrë të paligjshme të dhënat e qytetarëve që kanë votuar dhe i hedhin në një format unik të përgatitur nga PS. 

"Përmes zëdhënëses së organizatës kriminale “Hakmarrja për Drejtësi”, Belinda Balluku po tenton të dekurajojë votuesit me akuza të rreme për Partinë Demokratike. Nuk ka asnjë largim të komisionerëve të opozitës nga qendrat e votimit. Ka mbrojtje të procesit zgjedhor nga votimi i patronazhistëve në emër të votuesve të tjerë. Kjo është e vërteta e rastit të referuar nga Belinda Balluku. Patronazhisti i PS ka hyrë në qendër votimi, ka votuar për një person tjetër dhe është larguar. Aktualisht, procesi vijon normalisht, pasi është njoftuar KZAZ dhe anëtarë të të dyja forcave politike kanë verifikuar situatën.
Kandidatët e Partisë Demokratike do t’i përgjigjen çdo thirrje të komisionerëve tanë kur konstatohet shkelje e ligjit. Që nga mëngjesi në shumicën e QV komisionerët e Partisë Demokratike kanë njoftuar kandidatët se komisionerët/vëzhguesit e PS brenda QV marrin në mënyrë të paligjshme të dhënat e qytetarëve që kanë votuar dhe i hedhin në një format unik të përgatitur nga PS. Kjo është e paligjshme dhe synon të kontrollojë votuesit.
Është e paligjshme që persona të paautorizuar, punonjës të administratës, persona të armatosur, të qëndrojnë brenda, në derën apo afër QV.
Policia e Shtetit edhe pse është njoftuar nuk bën asnjë reagim. Për pasojë, kandidatatët tanë kanë ndërhyrë dhe do të ndërhyjnë në çdo rast për të kërkuar rregullshmërinë e procesit, që po minohet nga prezenca e palejuar e qindra patronazhistëve të PS në cdo QV.
Ftoj qytetarët e qarkut të Fierit të mos intimidohen nga këto akte antidemokrate të bandës së Edi Ramës dhe Belinda Ballukut në Fier! Sot është dita e qytetarëve dhe çdo votë e tyre vlen!", shkruan Bardhi. 

Të fundit