Flash News

E-TJERA

Bardhi pas mbledhjes së grupit: Ka tentativa të PS për të marrë nën kontroll KLSH

Bardhi pas mbledhjes së grupit: Ka tentativa të PS për të

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka dhënë deklaratë për mediat pas përfundimit të mbledhjes së grupit.

Bardhi deklaroi se qeveria tani synon të marrë nën kontroll edhe KLSH-në, duke tentuar të krijojë një nënkomision për auditim.

Demokrati e konsideroi të paprecedentë faktin që deputetët duan të ndërhyjnë brenda KLSH.

“Shqetësim për një tentativë të mazhorancës për krijimin e një nënkomisioni për auditim kombëtar që synon të marrë nën kontroll KLSH. Mazhorancë të heqë dorë nga kontrolli ndaj institucioneve. KLSH raporton në Kuvend por e precedentë që deputetët me nënkomision të auditojnë cështje konkrete brenda KLSH apo të ndërhyjnë në këtë institucion”, deklaroi Bardhi.

Të fundit