Flash News

E-TJERA

Bardhi pyet Dumanin: Ku ndodhet Ahmetaj, apo ka ikur në Kanada?

Bardhi pyet Dumanin: Ku ndodhet Ahmetaj, apo ka ikur në Kanada?

Vijon me debate seanca në mbledhjen e Këshillit të Mandateve, ku po diskutohet heqja ose jo e imunitetit të ish zv,kryeministrit Arben Ahmetajt, pas kërkesës së SPAK për ta arrestuar. 

Deputeti demokrat Gazment Bardhi ka pyetur Dumanin nëse kishte informacione se ku është Arben Ahmetaj, në Shqipëri apo ka ikur në Kanada.

‘A keni informacion ku ndodhet Ahmetaj në këtë moment, është në Shqipëri; mos ka ikur në Kanada? Keni informacion për këtë?’, ka qenë pyetja e Gazment Bardhit për Altin Dumanin, ndërsa ky i fundit parashtronte kërkesën për arrestimin e ish/zëvendësit të Edi Ramës.

Të fundit