Flash News
Tërmet në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra
Aksident në autostradën Levan-Tepelenë, dy persona të plagosur
Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, makina përfundon poshtë kamionit
Inceneratori i Tiranës, GJKKO pranon kërkesën e Bllakos për gjykim të shkurtuar
Shpallen datat e provimeve të Maturës Shtetërore 2025
Bardhi thirrje zonjave në administratë: Mos u përulni para patronazhistëve, opozita është me ju
Koordinatorja për Departamentet në Partinë Demokratike, Silvi Bardhi, iu bashkua protestuesve para Bashkisë së Tiranës për të shprehur kundërshtimin ndaj korrupsionit që sipas saj ka përfshirë institucionet vendore dhe qeveritare.
Ajo theksoi se korrupsioni është i pranishëm në të gjitha bashkitë e Shqipërisë, duke përmendur ato të Tiranës, Elbasanit, Durrësit, Shkodrës dhe Vlorës.
Gjatë fjalës së saj, Bardhi bëri thirrje për dinjitet dhe qëndresë, veçanërisht për zonjat dhe profesionistët që punojnë në këto institucione.
FJALA E BARDHIT:
Ndodhemi sot para një godine të superkorrupsionit. Nuk është vetëm Bashkia e Tiranës, nuk janë vetëm këto ministri përkrah, është edhe Bashkia e Elbasanit, Bashkia e Durrësit, Bashkia e Shkodrës, Bashkia e Vlorës. Të gjitha bashkitë në Shqipëri janë të përmbytura nga korrupsioni.
Dua të jap një mesazh për zonjat në përgjithësi. Për të gjitha zonjat, meqë jam nënë vetë, jam zonjë vetë, jam kryefamiljare, ju bëj thirrje: të gjitha ato zonja që ndjehen të ndershme brenda këtyre institucioneve, qëndroni me dinjitet, mos u përulni ndaj patronazhistëve që janë vendosur drejtorë, zv/drejtorë, zv/ministra, ministra, etj.
Të gjithë këta persona ju detyrojnë t’i ulni kokën, sepse është në radhë vjedhja, për të futur paratë e shqiptarëve në xhep. Ju detyrojnë ju, zonja të nderuara, dhe të gjithë ju profesionistë që ndodheni brenda këtyre godinave, të firmosni. Mos e lejoni më këtë!
Jeni njerëz të ndershëm, njerëz që na shihni dhe keni shpresë te opozita. Ne e dimë shumë mirë këtë, ka edhe njerëz që kanë shpresë që gjërat të ndryshojnë. Duan që Edi Rama të largohet, të largohet ai, bashkë me gjithë shpurën e hajdutëve, sepse ata nuk janë drejtues, as profesionistë, janë hajdutë të mirëfilltë. Ne jemi me ta, opozita është me njerëzit e ndershëm. Hajdutët të largohet, zonjat të qëndrojnë me dinjitet!