E-TJERA

Bardhi tregon se ka një hetim ndërkombëtar për inceneratorët: Shumë shpejt do të publikohen emrat

Bardhi tregon se ka një hetim ndërkombëtar për

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi tha në "Opinion" se aktualisht ka një hetim ndërkombëtar nga strukturat ndërkombëtare, që shumë shpejt do të publikojnë emrat se kush po vjedh paratë e shqiptarëve përmes inceneratorëve.

"Për këtë çështje ka një hetim ndërkombëtar dhe shqiptarët shumë shpejt do mësojnë se ku janë depozituar paratë e shqiptarëve", tha Bardhi.

Bardhi u shpreh i sigurt se Inceneratoi i Tiranës nuk ekziston, madje deklaroi se është i gatshëm të japë dorëheqjen nga posti i tij nëse provohet e kundërta.

“Nuk ekzistojnë inceneratorët çfarë shërbimi thua. Unë jap dorëheqjen nesër nëse ekziston inceneratori i Tiranës. Inceneratori i Tiranës nuk ekziston dhe as i Fierit. Bashkia  e Tiranës jep para për depozitimin e mbetjeve në landfilld dhe jep para për djegien e mbetjeve në incenerator. Në inceneratorin e Tiranës nuk është vendosur një tullë”, tha Bardhi.

Ditari politik

Të fundit