Flash News

E-TJERA

Kriza nga pandemia, përfaqësuesi i Shoqatës së Bareve e Restoranteve tregon masat që duhet të marrë qeveria

Kriza nga pandemia, përfaqësuesi i Shoqatës së Bareve e
Foto ilustruese

Kryeministri Edi Rama bëri me dije se nuk do të ketë një paketë tjetër ekonomike për bizneset e prekura nga kufizimi i orarit. Lidhur me këtë, përfaqësuesi i Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve, Ilir Dushkaj tha për  "Euronews Albania" është vendim i padrejtë.

Ai theksoi se kufizimi i orareve ka dëmtuar shumë bizneset dhe ndërkohë nuk ka asnjë mbështetje nga qeveria. Gjithashtu propozoi se qeveria duhet të zgjerojë orarin e lëvizjes, shoqëruar me zbatimin e protokolleve, si distanca mes tavolinave apo edhe qytetarëve.

Ai tregoi se në biznesin e tij sot ka 5 punëtorë, nga 15 që kishte në fillim të pandemisë. Dushkaj tha se është detyruar që të ulë edhe orët e punës për punëtorët.

Të fundit