Flash News

E-TJERA

Barinjtë gjejnë një kufomë të dekompozuar në Kolonjë

Barinjtë gjejnë një kufomë të dekompozuar në
foto ilustruese

Pasditen e sotme, është gjetur trupi i pajetë i një personi, nga dy barinj në Kolonjë.

Policia ka bërë me dije se rreth orës 14:00 është njoftuar se mbi fshatin Kolonjë, në afërsi të piramidës numër 4, dy barinj të zonës kanë konstatuar një kufomë njeriu të seksit mashkull, të dekompozuar.

Dyshohet se është emigrant, por për shkak se është dekompozuar komplet është i vështirë identifikimi.

Mbetjet kockore do të dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe identifikimi i viktimës do të bëhet vetëm përmes ADN-së.

Nga dyshimet e para, mendohet se viktima ka vdekur aksidentalisht pasi terreni ku është gjetur është shumë i thyer, sipas burimeve policore. Për identifikimin e kufomës policia lokale do të verifikojë fillimisht listën e personave të njoftuar të humbur në zonën e Kolonjës. Agjentët atmosferikë, dëbora dhe reshjet kanë ndihmuar dekompozimin e trupit.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e kufomës dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të fundit