Flash News

E-TJERA

Baristi shqiptar çon në Filipine historinë dhe trashëgiminë shqiptare, përmes pijeve

Baristi shqiptar çon në Filipine historinë dhe

Në The Peninsula Manila, një bar i njohur në kryeqytetin filipinas, një barist shqiptar po tregon historinë e vendit të tij jo vetëm përmes recetave, por edhe përmes shijeve. Sofokli Cali, pronar i Nouvelle Vague në Tiranë, ka sjellë katër pije në barin e Manilës, secila me aromë dhe kuptim të veçantë, duke përmbledhur trashëgiminë dhe kohët e vështira të Shqipërisë.

Një nga pijet më të veçanta është English Climber, e përbërë me gin, çaj mali, elb, mjaltë dhe limon. Cali tregon se kjo pije rrjedh nga ushqimi i thjeshtë i shqiptarëve gjatë regjimit komunist.

“Meqë ishin shumë të varfër, për mëngjes dhe darkë hanin një copë bukë dhe çaj mali me pak sheqer dhe limon. Për ne është e rëndësishme ta përkthejmë këtë në një koncept të mirë pijeje, për turistët dhe brezat e rinj, duke mos harruar nga kemi ardhur.”

Pijet e tjera, si Barbie dhe Nou Fashion, lidhen me shije dhe elemente që përfaqësojnë vendin e tij. Për shembull, Barbie heq frutat tropikale të zakonshme dhe i zëvendëson me fruta vendase, duke treguar se Shqipëria ka gjithashtu pasuri të saj natyrore dhe aromatike. Nou Fashion, një variant i Old Fashioned, shfaq nuanca portokalli të hidhura, që lidhen me trashëgiminë e baristit dhe ambientin shqiptar.

Në pijën Deviated Negroni, Cali përdor verën e fortifikuar Kallmet, një rrush vendas, për të treguar marrëdhëniet historike mes Shqipërisë dhe Italis.

“Historia jonë me Italinë ka qenë e hidhur dhe e ëmbël, dhe kjo reflektohet në pijen tonë. Shqipëria pohon veten këtu, në çdo shije.”

Përveç shijes, Sofokli fokusohet tek mesazhi që përcjell çdo pije.

“Karma nuk harron kurrë. Vuajtëm për 46 vjet, ishim të izoluar, por tani bota ka filluar të mësojë për Shqipërinë. Mikpritja nuk është vetëm shërbim; është të bësh njerëzit e tjerë të lumtur.”

Sofokli vetë ishte emigrant, i rritur në Greqi, dhe u kthye në Shqipëri për të përfunduar studimet. Ai tregon se mikpritja ka bërë që ai të lidhet me njerëz të ndryshëm dhe të ndajë kulturën e tij përmes historisë dhe shijes.

“Sado që shija e pijes është e rëndësishme, aq më e rëndësishme është rrëfimi që fshihet pas saj. Është si të shikosh një film.”

Përmes këtyre pijeve, Sofokli Cali sjell Shqipërinë tek bota: një kombinim shijeje, kulture dhe histori që fton çdo turist dhe çdo vizitor të kuptojë më shumë se sa një vend mund të tregojë vetëm me peizazhet e tij.

Të fundit