Flash News

E-TJERA

Barometri / Kush do të fitonte zgjedhjet në Durrës nëse do të mbaheshin sot?

Barometri / Kush do të fitonte zgjedhjet në Durrës nëse do

41% e votuesve durrsakë zgjedhin socialisten Emiriana Sako në krye të bashkisë, nëse zgjedhjet e 6 marsit do të mbaheshin sot.

Në garën Brenda partisë Demokratike, kandidati i Shtëpisë së Lirisë do të merrte më shumë vota. 24,9% janë shprehur se do të zgjidhnin Ardian Mukën, kandidatin e mbështetur nga Sali Berisha. Në favour të kandidatit të Partisë Demokratike, Luan Hoti, janë përgjigjur 11,6% e qytetarëve të Durrësit.

Barometri i Euronews Albania pyeti qytetarët me të drejtë vote në Durrës për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit dhe kandidatët për bashkinë e tyre.

Numri i të pavendosurve për bashkinë e Durrësit është 10,9% ndërsa 10% janë përgjigjur që nuk do të votojnë në zgjedhjet e 6 marsit.

Kur analizohen vetëm votuesit e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit 2021, më shumë se gjysma e durrsakëve, 55% mbështesin kandidatin e koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, Ardian Muka.

30% e tyre zgjedhin kandidatin e Partisë Demokratike për kryetar bashkie, Luan Hoti, nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot. Euronews Albania

Të fundit